Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tetë mësues humbën jetën nga Covid-19, Albana Vokshi: Fajin e ka Rama, jep 36 milionë euro për teatër me kulla, asnjë qindarkë për ta

16:23 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana vokshi 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albana Vokshi ka fajësuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me humbjet e jetëve të arsimtarëve nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.

Sipas Vokshit, Rama, të cilin e quan kryeministri në ikje, jep dhjetëra miliona euro për një projekt korrupsioni, si Teatri me kulla, nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.

 “Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID 19, por qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Deri tani, 8 mësues janë ndarë nga jeta për shkak të COVID, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. Kryeministri në ikje që jep dhjetëra miliona euro për një projekt korrupsioni, si Teatri me kulla, nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm. 36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:

– për testime masive periodike për mësuesit;

– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;

– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;

– për plarforma për mësimin në distancë;

– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;

– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;

– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19. Lutjet e përditshme të mësuesve të braktisur, të keqtrajtuar e të shfrytëzuar kanë rënë në vesh të shurdhër. Çdo orë, ata janë në rrezik për shëndetin e jetën e tyre. Ka një përgjegjës që shkollat janë kthyer një ndër vatrat më të rrezikshme per perhapjen e infeksionit. Ai e ka emrin Edi Rama!”- shkruan Vokshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.