Pas vendimit për mbylljen në shtëpi të Shqipërisë në fundjavë qeveria miratoi edhe një listë të aktiviteteve të cilat do të ushtronin veprimtarinë e tyre brenda fashës së lejuar të orarit 08.00-13.00.
Duke nisur nga sot (e hënë) aktivitet do të ofrojnë shërbimin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 13-00, dhe kryesisht pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produktet mjekësore dhe institucionet financiare. Për aktivitetet që ushtrojnë aktivitetin dhe nuk janë në këtë listë do të ketë ndëshkim ligjor.










