Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Tetori rozë”, Manastirliu: Mamografi falas, edhe në oraret e pasdites

10:32 / October 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta Manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminet për të gjitha gratë.

Ajo thotë se ndodhemi në kushtet e epidemisë dhe duhen respektuar me rigorozitet masat anti COVID në fushatën për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ministrja e shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

POSTIMI I MANASTIRLIUT

“#TetoriRozë
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Edhe në kushtet e epidemisë, me masa #antiCOVID do të vijojmë fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit #falas, afër vendbanimit
Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.

Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

EGjithëVëmendjaTekVajzatDheGratë”, shkruan Manastirliu.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbretëresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Me një urdhër të firmosur nga ministrja Manastirliu institucionet përkatëse kanë marrë masat për organizimin e fushatës në zbatim të rregullave anticovid. Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale anticovid. Me qëllim evitimin e grumbullimeve të personave që janë planifikuar për t’u ekzaminuar do të përcaktohen orare për paraqitjen e pacientëve të cilët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.