Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Teuta fiton Kupën, në Korçë dëshpërohen më shumë se Tirana finaliste

08:16 / August 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teuta është kthyer pas shumë vitesh të festojë një trofe në futbollin shqiptar, por jo për të gjithë ky ka qenë një lajm i gëzuar. Ata që e kanë vuajtur ndoshta më shumë se Troana finaliste humbëse, kanë qenë protagonistët e skuadrës  së Skënderbeut, të cilët panë t’u ikte nga duart mundësia për të shlyer një tjetër vit nga dënimi i UEFA-s.

Skënderbeu mbylli kampionatin në vendin e katërt në Kategorinë Superiore dhe nëse Tirana do të triumfonte pas kampioantit edhe në Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi korçar do të ishte skuadra që do të regjistrohej si fitues i të drejtës sportive për të marrë pjesë në Ligën e Europës. Në pritje të vendimit të Gjykatës Federale, në këtë mënyrë korçarët do të shlyernin një tjetër vit nga dënimi me 10 pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare që u ka caktuar UEFA dhe u ka lënë në fuqi KAS i Lozanës. Një vit më pak vuajtje nëse konfirmohet dënimi edhe nga Gjykata Federale në Zvicër.

Por me suksesin e Teutës, kjo e fundit siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës si fituese e Kupës, ndërsa Kukësi e Laçi nëpërmjet kampionatit. Kësisoj, vendi i katërt i Skënderbeut bëhet i pavlefshëm sa i përket pjesëmarrjeve europiane e korcarët nuk mund ta shfrytëzojnë për të ulur me një tjetër vit atë që është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë nga UEFA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.