Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth pretendimeve të ish- bashkëshortit te saj se vajza nuk e takon, duke u shprehur se gjithçka është një “show” dhe se do që të përfitojë nga fama e saj.
Edhe pse fillimisht ndarja e Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj është dukur miqësore, kohët fundit ish-çifti ka përfunduar në gjyq dhe duket se shkak për këtë është bërë vajza e tyre.
Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin.
Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij ndërsa Rudina në atë kohë u betua se për kokën e vajzës së saj, që nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur:
“Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë. Eshtë e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej poraleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”.
