Pak kohë më parë një deklaratë e ish-lojtarit italian, Masimo Brambati, se portieri i Lacios Tomas Strakosha nuk ishte dëmtuar siç raportohej në media, por ai kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus, bëri bujë të madhe.
Menjeherë pas deklaratës të ish-lojtarit, reagime të shumta pati nga familjarë të portierit shqiptar, që mohonin kategorikisht ato që ishin thënë.
Pikërisht këtë deklaratë të Brambatit, Strakosha nuk e ka kapërdirë dot, teksa ka vendosur të ngrejë padi kundrejt tij, për shpifje, në lidhje me deklaratën e dhënë.
Tashmë Brambati me siguri duhet të jetë bërë pishman për deklaratën e dhënë, pasi nga padia e bërë nga portieri shqiptar, ai do të përballet me ligjin, ku pritet të marrë edhe një dënim.
