Zyrtarizohet takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Pasi e refuzoi tre herë Kurti caktoi datën 6 janar për takimin duke i kërkuar Thaçit ta vendoste ai orarin dhe tashmë e kemi një datë e orar të saktë, 6 janar ora 15:00.
“Unë e mirëpres faktin se pas ftesës së tretë Kurti ka pranuar dhe i është përgjigjur ftesës sime. Në ora 15:00 do ta pres në zyrën time. Dhe duhet të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme institucionale dhe nuk mund të sillemi me hatërime dhe as me sjellje që nuk përkojnë me sjelljen tonë jokushtetuese”, ka deklaruar Thaçi, në konferencën e fundit për këtë vit.
Thaçi po ashtu ka treguar edhe arsyen përse nuk i është drejtuar Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se Kushtetuta thotë se një herë në vit duhet t’i drejtohet deputetëve.
“Është obligim kushtetues i presidentit të vendit që t’i drejtohem kuvendit të republikës së Kosovës një herë brenda vitit. Unë me dëshirë më të madh do të shkoja në kuvend dhe ti drejtohem deputetëve, por për fat të keq nuk kam kujt ti drejtohem aktualisht. Pres në funksionalizmit të institucioneve në javën e parë të janarit dhe ti drejtohem deputetëve”, u shpreh presidenti.
