Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca e Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here