Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur papritur drejt SHBA-së për në Uashington. Bëhet me dije se ai po shkon në Uashington për vizitë zyrtare, por nuk dihet se kë do të takojë atje.
Thaçi ka nisur udhëtimet, pasi disa muajsh ku ishte izoluar. Kujtojmë që në muajin qershor Thaçi ishte nisur në një takim mes Kosovës dhe Serbisë, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, por u kthye në mes të rrugës pas akuzave për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë.
