Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi tregon shtëpinë e re në Çagllavicë, para pak muajsh e mohonte

22:36 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedy 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e së hënës, Zonja e Parë Lumnije Thaçi është parë teksa kthehej në shtëpinë e saj të re me shofer personal, ndërsa Policia e Kosovës kujdesej për shtëpinë e presidentit. Larg rrëmujës e vetëm 9 kilometra nga kryeqyteti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij tre-anëtarëshe.

Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi. Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave.

Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur më 2017. Edhe pse ishte zotuar për transparencë në momentin kur vendos se ku do të jetojë, zyra e tij ka refuzuar të flasë për KTV-në rreth kësaj çështjeje.

Katër muaj më vonë, presidenti Thaçi është rehatuar në shtëpinë e re, madje ka pritur edhe mysafirë. Ai ka ngritur dolli në dhomën e ngrënies me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeparlamentarin Kadri Veseli, e ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Pos tyre, në shtëpi Thaçit i kanë shkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin së fundmi vazhdimisht ka pasur përplasje qëndrimesh, por edhe Fatmir Limaj, që dikur Thaçin e akuzonte se po ia montonte proceset gjyqësore.

Në kohën sa ka qenë kryeministër, Hashim Thaçi tash president, kishte zgjedhur të jetonte me qira, derisa braktisi planin për ndërtimin e një shtëpie prej 2 mijë metrash katror në Veternik. Bazuar në deklarimin e pasurisë ai ka paguar kredi për shtëpinë e kaluar, e cila u raportua se iu shit Rrahim Pacollit. Po sipas deklarimit të pasurisë në AKK, paga vjetore e Presidentit bashkë me mëditje sillet rreth 40 mije euro.

Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi është dashur ta përfundojë në dhjetor të 2018-s. Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti.

shtepi thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

22:41 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026

Ankaraja pret Samitin e NATO-s më 7 dhe 8 korrik 2026, në fokus mbrojtja, Ukraina dhe investimet ushtarake

10:52 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.