Thanat ngjajnë me qershinë, por janë krejt ndryshe në shije, një ndërthurje e së ëmblës me të thartën, e cila sjell përfitime të shumta organizmit.
Krahas shijes së tyre fantastike, përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që një lashtësi. I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit.
Vlerat shëndetësore të thanës
Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin.
Bashkë me frutin, ato kanë vlera në shërimin e lëkurës por edhe në uljen e temperaturës. Thanat e pjekura kanë gjithashtu vlera ushqimore të mëdha. Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.
Përdorimi mjekësor i thanës
- Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.
- Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
- Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea.
Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.
