Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku mbeti i vrarë 22 vjeçari i identifikuar si E.Basha.
Sipas policisë, është gjetur edhe arma me të cilin u ekzekutua i riu.
Thuajse 10 orë pas ngjarjes, policia ka mundur të gjejë armën e krimit. Nga provat materiale, bëhet me dije se Elidon Basha është ekzekutuar me kallashnikov. Në fillim u dyshua se Basha u ekzekutua pakujdesisht nga shoku i tij K.Kola, por pas gjetjes së kallashnikovit hetimet nisin në një tjetër pistë.
Deri tani në pyetje është marrë K.Kola 22-vjeç. Në dëshminë e tij, Kola nuk e pranoi autorësinë e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan persona të tjerë, por më pas ai ndryshoi tërësisht deklaratë duke thënë se Basha qëlloi veten. Ndërkohë i ndjeri nuk është shquar për djalë problematik, teksa vjen nga një familje e varfër, ku pjesëtarët e familjes mbijetojnë në bazë të ardhurave që u sjell shitja e bimëve popullore që mbledhin në mal.
