Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

22:57 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
syte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situata të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.

Simptomat e tharjes së syrit

Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:

Kruarje dhe djegie e syrit,

Sklepa në sy,

Ndjeshmëri ndaj dritës,

Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,

Lëngëzim të syve,

Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore. Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve. Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta. Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci

Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi

Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ekspertët këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë. Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa  me ujë të ngrohtë

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta. Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre.

keshillat telefoni tharja syve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.