Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“The guardian”: Dy problemet madhore me të cilat po përballet Rama

17:17 / June 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prestigjozia britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, protestave opozitare dhe sfidës së kryeministrit Edi Rama për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Kryeministri i pazakontë që kërkon t’i shpëtojë mallkimit të historisë”, shkruan gazetari Shaun Ëalker, i cili ka vizituar Tiranën rreth një javë më parë duke patur edhe një diskutim të shkurtër me Edi Ramën, por edhe aktorë opozitarë.

Sipas tij, Rama po përballet me dy probleme madhore, rritjen e populizmit në Europë që mund të bëhet një pengesë për integrimin e Shqipërisë si dhe protestat e përjavshme opozitare në Tiranë.

“Më në fund kemi mundësinë ta vendosim veten në një zonë të sigurtë nga mallkimi i historisë”, thotë Rama duke shtuar se “Ne ishim Koreja e Veriut të Europës. Ishim të izoluar nga lindja dhe perëndimi. Kishim regjimin komunist më të egërr. Për këtë arsye jemi kaq pro-amerikan, pro-BE, pro-NATO. Kemi popullsinë myslimane më pro-europiane.

Rama më tej shpreh besimin se do të ketë mbështetjen për çeljen e negociatave të kancelares gjermane Angela Merkel. “Mund të të them se Angela Merkel na kupton plotësisht”, shprehet Rama.

Gazetari Ëalker prek edhe shqetësimet e opozitës. Ai përmend akuzat për korrupsion, bashkëpunim të zyrtarëve me kriminelë dhe ato për vjedhjen e votave.

“Kemi një kryeministër që është autoritar, arrogant dhe jo transparent”, i thotë ish-deputetja Albana Vokshi gazetarit të “Guardian”.

Rama pranon që vendi ka probleme me korrupsionin dhe krimin, ai thotë se qeveria e tij po ndërmerr hapa konkrete në luftën kundër tyre, madje për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e BE-së.

Gazetari Blendi Fevziu thotë se problemi nuk është vetëm qeveria. “Duhet të ndryshojmë më shumë se qeveria. Na duhet një sistem i ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme”.

Por për Ramën, përveç dëshirës së madhe për t’iu bashkuar BE-së, ka dhe frikën se si do të duket BE-ja kur ne më në fund të bëhemi pjesë e saj.

“Duket sikur jemi të mallkuar. Kur BE-ja ishte mirë, ne ishim keq; tani që ne po bëhemi më mirë, BE-ja është në telashe”.

the guardian tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.