Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”The Sun”: Një fluturim njëditor turistik në Shqipëri kushton më lirë sesa një shfaqje teatrore në Londër

13:08 / October 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 0774fcd09076b58b232dd60549a09933
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithëve na pëlqen të udhëtojmë me buxhet të kufizuar, por dy nëna britanike arritën të vizitonin Shqipërinë brenda një dite duke shpenzuar më pak sesa të shkonin në teatër, shkruan Cyann Fielding për tabloidin më të njohur britanik ”The Sun”.

Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, udhëtuan për në Tiranë, duke rezervuar fluturime vajtje-ardhje me ”Ryanair” për 70,08 paund secila.

Duke lënë shtëpinë e tyre në Chesterfield, të dyja morën një fluturim nga Stansted në orën 05:55 dhe mbërritën në Tiranë në orën 09:50, pra pak a shumë tri orë fluturim.

Pas mbërritjes, të dyja patën mundësi të bënin një tur privat për 60 stërlina secila, gjë që u lejoi atyre të eksploronin Bovillën, malin e Dajtit dhe atë të Gamtit dhe të bënin një tur mbrëmjeje në qytet.

“Ishte një udhëtim fantastik. Bovilla ka një ngjyrë të bukur blu të gjelbër. Pjesën më të madhe të rrugës e bën me makinë dhe pjesën tjetër më këmbë”, theksoi Stacey.

“Ishte vizitë e shkurtër, por marramendëse. Fluturimi mbi male në perëndim të diellit ishte fundi perfekt i udhëtimit tonë”, shtoi ajo.

Në Bovillë, dy mikeshat shijuan ushqimet tradicionale shqiptare si qofte, trileçe, sallatë çezar dhe tavë dheu në majë të malit Dajti për më pak se 40 paund.

Në total, nënat britanike deklaruan ”se udhëtimi u kushtoi rreth 200 paund në total”, që është më pak se një natë në teatër në Londër.

“Unë marr një tren vajtje-ardhje për në punë në Leeds dhe kushton 103 paund. Të shkosh në teatër në Londër kushton 70 paund duke përfshirë konsumin e benzinës, pagesën e parkimit, ndërsa biletat e teatrit kushtojnë 60 deri në 70 paund. Duke krahasuar çmimet, pata 28 orë kohë të lirë dhe ngjita tre male. Kënaqësia që shijuam dhe paratë që shpenzuam janë të pabesueshme”, shton ajo.

Dy nënat shkojnë rregullisht në udhëtime ditore.

Gjithçka filloi kur gjetën një faqe në Facebook për udhëtime ditore.

“Që kur u bëmë prindër, na është dashur të ndryshojmë zakonet tona të udhëtimit në mënyrë që të mos na duhet të qëndrojmë larg fëmijëve për një kohë shumë të gjatë”, thekson Stacey, mësuese e shkollës së mesme.

Nënat rrëfejnë se kanë qenë në disa destinacione si Suedia dhe Irlanda.

Nënat kanë rezervuar tashmë tre udhëtime për vitin 2026, duke përfshirë Kopenhagën në janar, Poloninë në shkurt dhe Luksemburgun në mars.

“Detyrimet ndaj familjes dhe fëmijëve na marrin shumë kohë. Kemi nevojë të bëjmë diçka edhe për veten tonë. Është një ditë e gjatë, por prapë meriton të bësh atë që të bën të lumtur. Është shumë më pak e bezdisshme, kur udhëtimi është vetëm një ditë”, shton ajo.

artikulli fluturim Shqiperi The Sun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026

Koncerti i Kanye West, Rama reagon sërish: Ngjarja u bë një furi ndasie dhe marrëzie kundër një projekti

16:21 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.