Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

The Times: Vuçiç, Al Kapone i Ballkanit apo shpresa e vetme për marrëveshje me Kosovën

12:31 / August 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1679405746xvucic 778
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandër Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

“Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha për The Times Serdan Milivojevic, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet.

“Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”. Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu – shpesh nga të njëjtët skeptikë – si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e konsiderojnë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me Kosovën, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke ushqyer relatat me Presidentin rus Vladimir Putin.

Pyetja për diplomatët perëndimorë është nëse Vuçiç do të ndjekë tezen ekspansioniste të Putinit dhe do të vazhdojë të hedhë hijen e tij në Ballkan apo nëse mund të mbështetet tek ai për të nënshkruar një marrëveshje për Kosovën, thuhet në shkrim.

Alicia Kearns, kryetarja e komitetit britanik të punëve të jashtme, shprehu dyshimet e saj për Vuçicin në një letër të hapur muajin e kaluar ku e nënshkroi mes 56 parlamentarëve nga Europa dhe SHBA.

Kearns sugjeroi se ai nuk ishte shpresa e vetme për Perëndimin, duke vënë në dukje protestat e fundit, të cilat, tha ajo, “tregojnë se ka shumë më tepër njerëz të vendosur të kërkojnë stabilitet në Serbi sesa ne mendonim. Por ajo u sfidua nga Sir Ivor Roberts, i cili ishte ambasador britanik në Jugosllavi nga 1994-97.

“Ndërhyrja e Kearns nuk është e dobishme – serbët nuk reagojnë ndaj presionit, ata thjesht gërmojnë”, tha ai, duke shtuar se vetëm një fantazist mund të mendojë se dikush tjetër mund ta zërë vendin e Vucicit”.

Al Kapone vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.