Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Themeluesi i PD-së, Vata: Dega lokale e Matit plot me spiunë dhe me ish-kryetarë komunash hajdutë

19:56 / January 31, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d933cf57 fe0b 40f7 bcd9 6f81e105e5a7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Vata, themelues i PD në Mat, aktualisht kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-drejtuesve të degës lokale të PD-së në këtë rreth. Ai shprehet se ish-drejtuesit e kësaj partie kanë qenë spiunë, imoralë dhe hajdutë. Dhe, këto sipas tij njihen mirë nga matjanët.

Vata thotë se takimi i Berishës me një grup demokratësh ngjante: “Si takimi i Ramiz Alisë, në Martanesh, kur i këndohej kënga: “Në barkë të nënës qesh fëmija, ka ardhur në Mat, Ramiz Alia”. Ky, që këndonte këngën në atë kohë, e bëri drejtor në Tiranë. Në Mat, atë që kishte vënë përgjimin nga Sigurimi i Shteti Saliu e bëri deputet. Ata që vranë Bilal Xhetanin, njërin e bëri deputet dhe tjetrin e bëri shef në SHIK, që ishte familjarisht me sigurimin”, shkruan Vata.

Dhe akuzat e tij nuk ndalen ndaj ish-kryetarëve të degës lokale, teksa shkruan: “Atë që e ëma i futi vezë të nxehta, të burgosi A. Llani, e bëri kryetar të PD-së Mat. Ata që kishin, lidhje me diktaturë dhe Sigurimin e Shteti, i bëri komunar, zyrtarë…! Të gjithë, ish-drejtuesit e PD-së në kohë të Saliut, ishin ose vetë spiunë të Sigurimit të Shteti ose familjarët e tyte. Në këtë kategori ishin drejtuesit dhe deputetët, të rrallë ishin të pastër”.

“U trishtova, kur dëgjova listën e themeluesve të PD-së në Mat. Kishin bërë themelues ata që ne nuk i kishim pranuar në parti dhe demokratët i njohin, të gjallë e të vdekur. Nga viti ‘91-‘96, dhjetë nga emrat e lexuar nuk kanë qenë anëtarë të PD-së, madje disa janë bërë anëtarë  viti ‘93 e më vonë, që i kemi pajisur me kartë ata. Disa, ishin kryetarë të Rinisë të Partisë Komunsite, disa zyrtarë të diktaturës, por nejse ata kanë shkatërruar dhe historikun e PD-së Mat e gjithë Shqipërisë..?! Unë kam qenë pjesë e Lëvizjes Studentore, anëtar i PD-së 14 shkurt ‘91 në Macukull, kryetar i parë i Grupseksionit në Macukull dhe anëtarë i kryesisë ‘92-‘96, një nga pjesëmarrësit e Lëvizjes Studentor. Ime më në ‘89 kur Qerim Riba (ish sekretar i Parë i PPSH Mat) erdhi në Macukul i nxori gishta e PD-së në mbledhje dhe i vetmi nga të rinjtë që reagoi ishte një student kimist, Q. Muceku, që e kishte patur të atin anëtar këshilli, por pa lek, se ishte popullor, jo i partisë. Ne ishim ata që ruheshim me roja nga diktatura deri në ‘90, dhe kontributin e përligjin mjeranët e  regjimit. Disa emra janë të pështirë, sepse Saliu, pështiros vlerat demokracinë me bashkëpunëtorë të sigurimit ose pasardhësit e tyre”, shkruan Ilir Vata.

Duke iu referuar abuzimeve të ish kryetarëve të komunave Vata shkruan se abuzimet janë të mëdha. “Kryetarët e komunave kanë vjedhur paratë e rrugës së Macukullit 5 herë, të njëjtën gjë në Rremull, në Bruç, në Klos, Kurdari, Shoshaj, Xibër, Batërr e Madhe, Batërr e Vogël, Komsi, Rukaj, Lis, Gjalish, e në çdo rrugë të Matit. Nuk po i themi me emra se ata dihen, ca janë të gjallë e ca të vdekur, por në këtë botë e në të përtejmen Mati i njeh si hajdutët e Sali Berishës. Kryetarë e Komunave të PD-së kanë qenë të akuzuar shumica për vjedhje dhe i mbyllën më drejtësinë e vjetër, por hajdutë mbeten dhe Mati i njeh. I mbyllën prokurorë ordiner që e mbyllën karrierën me vjedhje të dënuar nga gjykata, dhe Saliu i mbështeste. Ka nga ata që janë përfshirë në skandalin e pensioneve të rreme, diplomave fale, patentave false, se Saliu është përfituesi i së keqes se  mblidhte paratë nga e gjithë Shqipëria për të ia çuar Saliut, dhe kur u ndoqën penalisht ua mbylli Saliu, dhe familjarët e tyre ishin në takim me Saliun. Saliu e shiste kryetarin e komunës 70 milionë lekë në ‘96, deputeti 150 mijë dollarë, me vonë i katërfishoi çmimet” janë këto një pjesë e akuzave që themeluesi i degës lokale të Matit i bën publike në rrjetet sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.