Julian Assange dhe avokatja e tij Stella Moris kanë vendosur të martohen së bashku. Ceremonia e kurorëzimit të tyre do të bëhet sot në burgun e sigurisë së lartë në Britani, aty ku themeluesi i WikiLeaks vuan aktualisht dënimin. Martesa do të zhvillohet në prezencë të një grupi të vogël të ftuarish (katër të ftuar dhe dy dëshmitarë). Pjesëmarrësit në festë janë thirrur të jenë të veshur, në burgun e Belmash, në Jug-lindje të Londrës, me veshje dasme.
Veshjen e Assange e ka dizenjuar stilistja britanike Vivienne Westwood, shumë e përkushtuar ndaj kauzës së themeluesit të Wikileaks. Për këtë rast Assange do të ketë një veshje në nderim të origjinës së tij skoceze- po ashtu edhe veshja e nuses Moris.
Julian Assange dhe Stella Moris janë takuar për herë të parë në 2011, kur avokatja iu bashkua grupit ligjor që mbronte Julian, në luftën e tij kundër ekstradimit. Fejesa e tyre u njoftuar në nëntor të 2021. Moris ka dy fëmijë me Assange, dy djem të ngjizur kur Assange banonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Themeluesi i WikiLeaks kaloi shtatë vjet atje pasi u strehua në 2012, teksa ishte i liruar me kusht.
Assange është mbajtur në burg të sigurisë së lartë që kur u arrestua në ambasadën ekuadoriane e Londrës në vitin 2019 dhe vitin e kaluar iu dha leja për t’u martuar, shkruan Sky News, përcjell abcnews.al.
Ai aktualisht po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet për një komplot të supozuar për të marrë dhe zbuluar informacionin e mbrojtjes kombëtare pas publikimit nga WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.
