Kandidati i PD për Shkodrën Xhemal Bushati prezantoi sot programin e tij nëse fiton për 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, ka filluar të thërrasë ezani dhe Bushati e ka ndërprerë fjalën për një minutë, duke respektuar besimtarët e pranishëm.
“Shkodranët janë të mençur, nga Shala në Velipojë dhe e gjithë Shkodra. Në takimet që kam pas më kanë kërkuar besën që t’ja kthejmë qytetarëve bashkinë e Shkodrës, që të punojmë të gjithë bashkë për Shkodrën. Dhe unë i kam dhënë fjalën. Ky është slogan, po nuk është slogan, është detyra ime”, tha Bushati.
