Dita e tretë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin për shkak të situatës nga koronavirusi ka sjellë disa të shoqëruar në Vlorë, pasi nuk iu bindën urdhrit.
“Po ai djali atje, o çuni hajde një çikë këtu hajde” dëgjohet njëri nga efektivët e policisë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbushur me efektivët që patrullojnë duke mos lejuar askënd që të lëvizë ose në të kundërt do të përballen me penalitetet. Ndërkohë që në Tiranë urdhri është respektuar, teksa ora 18:00 i ka gjetur brenda të gjithë qytetarët. Edhe në Durrës, Korçë dhe Shkodër ora 18:00 mbrëmjen e sotme është respektuar ndryshe dita e djeshme.
