Trajneri i shahut Kristaq Andoni ngriti shqetësimin për mungesa e një hapësire ku bëhen stërvitje apo ku mund të organizohen konkurse për shahistët pa dallim moshe.
“Nëse më pyesin sot se çfarë i mungon shahut në Shqipëri, do thosha një ambient për t’u stërvitur…Aktualisht të gjithë shahistët stërviten në kushte shtëpie, pasi nuk kanë një vend për të ndjekur talentin e tyre” shtoi ai, edhe pse në Kampionatin e Klubeve të Shahut që po zhvillohet tani në Durrës, për herë të parë në Shqipëri, ku kanë ardhur rreth 700 shahistë nga e gjithë bota, ne u përfaqësuam me 5 ekipe shumë denjësisht”, tha trajneri gjatë një interviste në studion e Rreze Dielli.