Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Thirrje për Ndihmë: Mësuese Anxhela në luftë për jetën – apel për institucionet

12:19 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një thirrje urgjente për ndihmë është bërë nga qytetarët e Korçës për mësuese Anxhelën, një figurë e njohur për përkushtimin dhe dashurinë e saj ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Mësuese Anxhela, edukatore në shkollën speciale të qytetit, ka qenë një heroinë e heshtur për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down, të cilët ajo i ka ndihmuar për vite me radhë.

Fatkeqësisht, disa muaj më parë, Anxhela u diagnostikua me limfomë jo-Hodgkin me qeliza T, një formë e rrallë kanceri që është e shërueshme, por kërkon trajtime të kushtueshme. Falë mbështetjes së qytetarëve të Korçës dhe donatorëve të tjerë, ajo arriti të mbledhë 10 mijë euro për trajtimin e saj, të cilat janë përdorur për seanca të vazhdueshme në klinikën “Shën Lukasi” në Selanik. Fatkeqësisht, ajo tashmë ka një borxh prej 13 mijë eurosh për këto trajtime.

Situata është bërë edhe më kritike, pasi mësuesja Anxhela ka nevojë për një ndërhyrje të menjëhershme në palcën kurrizore, një procedurë që kushton rreth 50 mijë euro. Familja e saj është në pamundësi për të përballuar këtë kosto dhe kërkon ndihmë urgjente.

Në një apel emocional, qytetarët dhe familjarët bëjnë thirrje Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, si dhe Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, për të ndërhyrë dhe siguruar mbështetjen e nevojshme financiare. Gjithashtu, kërkohet që të hapen kanale komunikimi me spitalin shtetëror grek “PapaNikolao”, për të garantuar trajtimin e mëtejshëm të Anxhelës.

https://www.facebook.com/100001777437613/posts/pfbid02u3TdBkDwxESkkDCKbeXxGjjiT74GzDxr2NQTJnMLViXKcuX9GVf5CH3Mphkg2J8kl/?app=fbl

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.