Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Thirrjet e Bashës për pengim të zgjedhësve dhe dënimet penale që parashikon ligji

16:03 / April 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashaaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej më shumë se dy muajsh, opozita kë vendosur djegien e mandateve të deputetëve në shenjë proteste kundër qeverisë, për të cilën pretendojnë se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit. Në këto dy muaj opozita ka zhvilluar një sërë protestash, por ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit, sot defakto kemi nje tjetër opozitë parlamentare.

Deputetët, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka i LSI-së, dhe Robert Bitri i cili kishte dalë si deputet i pavarur nuk pranuan të djegin mandatet. Më tej, të tjerë kandidatë nga listat shumë emërore të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, pranuan të marrin mandatet, duke çuar kështu në krijimin e opozitës parlamentare.

Për më tepër në seancën e fundit plenare u zyrtarizuan edhe dy grupet e reja parlamentare të opozitës dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari e tha qartë se opozita parlamentare do të futet në zgjedhjet e qershorit.

Por, nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me qëndrim publik, duke u shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve fasadë.

Por, si do ta ndalojë Basha zhvillimin e zgjedhjeve?

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, nëse dëmton zgjedhjet. Më konretisht, Neni 326/a , parashikon që: Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje apo zëvëndësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulabe, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim gjashtë muaj deri në pesë vjet.

1 25

Po këto vepra penale, kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cënuar rezultatin e votimit dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Dhe Neni 330/ Pengimi i zgjedhësit, thotë se : “Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo duke i dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

2 18

Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerë zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”

Ndryshimet në Kodin Penal janë bërë të gjitha me propozimet e PD-së dhe me konsensus. Tani ndodhen përballë faktit që njerëzit rrezikojnë burg nëse tentojnë të dëmtojnë zgjedhjet, dhe në fund nuk do dënohet Basha.

Ai pret që të përdoren militantët dhe demokratët dhe në fund ai i braktisë, ashtu sikurse ka bërë në shumë raste.

Do t’i braktisë sikurse bëri me protestuesit e kukësit, për Rrugën e Kombit,  do t’i braktisë sikurse bëri me rastin e Astirit, apo siç ka ndodhur me dhjetëra protestues.

Basha bën thirrjen dhe në përfundim me ligjet e propozuara nga vetë ai, burgun e bëjnë militantët dhe Luli gëzon miliona eurot e fituara nga marrëvëshja me Ramën.(CNA.al)

ligji Myslim Murrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.