Dy shtetasit turq Iskender Sale, Nejdet Cesuroglu dhe një kosovar me emrin Xhemal Shalla, dyshohet se kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim zhvillimin e një takimi me Admir dhe Hekuran Hoxhën, që të dy djem xhaxhallarësh, që dyshohen nga Krimet e Rënda si personat që trafikonin sasi të konsiderueshme heroine nga Turqia në vendet e Europës. Një ditë më parë shtetasi turk, Nejdet Cesuroglu u gjet i pajetë në një banesë në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij takimi sipas të dhënave të prokurorisë ishte përcaktimi i një vendi në zonën e Durrës, ku do fshinin heroinën dhe pikërisht nga ku do e përpunonin dhe trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit drejt vendeve të BE. Për sjelljen e sasisë së heroinës në Durrës, dy kushërinjtë Roni Hoxha dhe Admir Hoxha, i shpallur në kërkim, flasin së bashku për rregullimin e disa letrave, për diçka në Durrës.
Kjo bisedë është zhvilluar në muajin Gusht të 2018 ndërkohë gjatë kësaj periudhe deri në Tetor, Hoxha mban kontakte me disa persona nga Kosova dhe Saimir Gjepalin, ku komunikon për disa detyrime financiare ku përmendet shifrat 800 dhe 500. Ndërkohë pas shumë bisedave, kushëriri i tij Admir Hoxha në tetor 2018 flet me një person, i cili e ve në dijeni se ka ardhur në Shqipëri një shtetas Kosovar dhe dy shtetas Turq, që sipas prokurorisë janë dy shtetasit turq Iskender Sale, Nejdet Cesuroglu dhe kosovari Xhemal Shalla.
”Shqiptarja.com” zbardh sot të plota përgjimet e Ronit të Shijakut dhe kushëririt të tij Admir Hoxha. Sipas prokurorisë këta dy persona janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë. Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit në Kukës, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, ku ishte siguruar një ambient për përpunimin e saj. Prej këndej, sasia e drogës do trafikohej në Itali.
Ndër të tjera, nga transkriptimi i përgjimeve mes Ronit dhe Admir Hoxha, në datën 30 gusht 2018, ndër të tjera është zhvilluar kjo bisedë:
Roni: Ka je?
Admir: Hiq… në Tiranë
Roni: E qa do bëjmë do takojmë sot
Admir: Po thanë, e lamë me këtë shokun tim se ka gjet ky ni ashtu aty n’Durrës që merr vesh nga këto letrat
Roni: Okej… rregullojmë njëherë letrat…
Roni: Mirë… shife vetë edhe ashtu, po me atë ke fol me të
Admir: Jo mor burrë s’kam fol u ba nja një javë ni javë u ba… hajt se folim nga afër…
Komunikim ndërmjet numrit 069XXX50 me numri +333 në përdorim të Hekuran Hoxhës në 14 gusht 2018 ku i dërgon sms me tekst:
“…O shok po më vjen Dori përditë… kam për t’i dhonë 800…”.
Ndërkohë në një tjetër komunikim mes Saimir Gjepalit dhe Ronit të Shijakut, Gjepali i dërgon sms me tekst:
“...o shok në dark do shkoj te ai se se nuk erdhi knejr. hë shok a vonohesh? A ikim bashkë? I tha do vij të takoj e kemi lon në 9 e gjys për zotin. o shok s’ka ardh akoma…?”.
Ndërsa në një komunikim tjetër të datës 12 shtator 2018 me një person të paidentifikuar i vjen ky mesazh:
“…jam në Kosovë vij vonë nga darka…”.
Më pas një person i paidentifikuar i dërgon një sms Hekuran Hoxhës, ku i thotë:
“…o Rono më erdh Dori ke puna osht dhy puna keq po s’më dhe lekët deri sonte nesër i du gjith më tha. e kam litarin n’fyt. o shok a bane noj gjo për atë 500 paktën t’i jap atë…”.
Roni: Nesër kismet shok….
Komunikon mee numrin 069XXX784, ku ky i fundit i dërgon në datën 14.08.2018 sms:
“Të them unë se munt të hiki në Lezh me kët shokun dhe kthehem direkt në Tiranë po nuk hika hikim bashkë”.
Sërish Ronit i shkruar një person tjetër ku i flet për një borxh financiar duke i shkruar në 14 gusht 2018:
“amon mer shok të kishim maru punë se kam dal legen me atë e kam majt gjith ditën tel të fik”.
Roni i kthen SMS: “ke të drejt, e di er shok kam dal dhe unë legen me ty. sa të vij të mar unë”.
Ndërsa sipas transkripimit të përgjimeve të datës 17 tetor 2018, ndërmjet Admir Hoxhës dhe një personi tjetër, në kohën kur kishin ardhur shtetasit nga Turqia dhe shtetasi kosovar zhvillohet kjo bisedë:
Admir: alo o flori si kalove nesër vijnë ca miq të mij aty thuaju të ulen në kafe…
+544: do vijnë ca miq tuj dhe do shkojnë te kafja….
Admir: thuaju të ulen te kafja…
+544: Ado erdhën këta tre shokët unë po ju flas anglisht por s’po më kuptojnë
Admir: m’i jep në telefon
+544: po (nga ana e OPGJ-ë është lënë shënimi se personat flasin turqisht me Adin).