Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thyen arrestin e shtëpisë për dhunë në familje: Shkova tek avokatja, por rrugës kishte trafik ndaj u vonova

15:58 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
police para deres se burgut 850x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 37-vjeçar që jeton në zonën e Kamzës bëhet me dije se theu arrestin shtëpiak e për këtë arsye ai u dërgua nga shërbimet policore në qeli. Por ai ja vuri fajin autobusit që u vonua dhe trafikut të rrëmujshëm në Tiranë që e ndaluan të kthehej në kohë në banesë, aty ku me vendim gjyqësor prej pesë muajsh ishte i detyruar të qëndronte derisa drejtësia të shprehej për dosjen e tij në themel.

Burri bëhet me dije nga burimet policore të Gazetasi.al se mbahej nën arrest shtëpie sipas një vendimi gjyqësor të 10 marsit 2022 pasi akuzohet se ushtroi dhunë ndaj familjarëve. Por nga kontrollet policore 37-vjeçari u vërejt se nuk ishte në banesë. Policia i thotë Gazetasi.al se e kreu vizitën e befasishme në datën 26 korrik dhe në grup kontrolli ishin dy oficerët që shkuan herët në mëngjes në shtëpinë e të dyshuarit.

Policia thotë se në mungesë të tij u pyet vëllai që shprehet se “vëllai në këtë moment që ju erdhët nuk është në shtëpi pasi ai shkoi tek avokati mbrojtës për të biseduar rreth procesit gjyqësor”.

Mbasi kanë njoftuar sallën operative, të tre oficerët janë ulur dhe e kanë pritur derisa ai ka mbërritur dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

“Nuk e kuptoj pse keni ardhur në banesë, e di që po vuaj arrestin shtëpiak dhe që procesi po zgjat pambarimisht. Shkova të takoj avokaten time. Nuk e pranoj akuzën tuaj që jam arratisur dhe që kam thyer urdhrin e gjykatës sepse gjatë komunikimeve me avokaten ajo më tha që duhet të paraqitesha që të flisnim nga afër. Avokatja do më tregonte procedurën që do ndjek. Qëndrova aty pak, rreth dy orë. Më pas u ktheva në shtëpi me urban”, ka deklaruar 37-vjeçari.

I dyshuari ja vë më tej fajin trafikut që e vonoi për tu kthyer në kohë teksa në shtëpi e priste policia.

“Jam i stresuar dhe në momentin që me telefonoi oficeri duke më kërkuar që të paraqitesha nuk pata asnjë hezitim sepse nuk u arratisa dhe as shmanga vendimin e gjykatës”.

Por pavarësisht kësaj dëshmie, policia është e bindur se i riu nuk e respektoi kërkesën e gjyqtarit. Burimet e Gazetasi.al bëjnë me dije se i dyshuari u arrestua sërish, kësaj radhe për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit./ GazetaSi

Avokatja Dhune Familje trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.