Një i arrestuar, gjatë në hetim në gjendje të lirë dhe dy të shpallur në kërkim është bilanci i akteve të dhunës në ndeshjen e të dielës mes Tiranës dhe Partizanit.
Sipas policisë ata akuzohen për prishje të qetësisë publike, plagosje e lehtë me dashje. I arrestuari krahas këtyre akuzave ka dhe akuzën e largimit të të burgusorit nga vendi i qëndrimit. E.B ishte në arrest shtëpie ndërkohë që kishte shuar të shihte ndeshjen në stadium.
” E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa”, thotë policia.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:
- M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
- A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
- Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
- B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
- G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
- E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;
Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy ppersona, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.