Pas lajmit se SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzë në adresë të tij, ka reaguar Lulzim Berisha.
Ai thotë për mediat se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodian Saliut.
“SPAK të vërë në dispozicion provat dhe faktet. Ose në të kundërt po sulmohem për qëllime politike. Unë jam i hapur për drejtësinë” – mësohet të ketë thënë Lul Berisha.
Ai shton se kur ka ndodhur vrasja e Lamajt në vitin 2005, ndodhej për kurim në Turqi.
