Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thyen karantinën dhe shkon te prindërit, në hetim 22 -vjeçarja me koronavirus. Familjarët e saj…

10:21 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karantina thyer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet ndaj një 22-vjeçare të infektuar me koronavirus, e cila ka thyer karantinën duke vizituar prindërit e saj.

“Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa”, thotë policia.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/281586159717489/

NJOFTIMI I PLOTE

Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia e Lushnjës një shtetase, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë vijuar kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon Policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga COVID-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.