Një unazë në vlerë 4.4 milionë euro, e cila përmban 7,777 diamante e me bazë ari prej 18k, thyen rekordin e ri Guinness.

“Lakshikaa Jewels” nga Mumbai, India, ka krijuar këtë unazë për 18 muaj që ka thyer rekord me më së shumti diamante në një unazë.

Ekipi ishte i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli.

Drejtues i këtij projekti ishte themeluesi i “Lakshikaa Jewels”, Naveen ‘Prince’ Bhandari, i cili shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.

“S’mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here