Një 24-vjeçar i cili kishte masën arrest shtëpie me akuzën e kanosjes me armë, është kapur nga policia duke drejtuar një mjet pa leje drejtimi.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut”, ku pas sinjalizimit të qytetarëve se mjeti, i po qarkullonte në mënyrë jonormale policia është vënë në ndjekje të tij.
Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t’u larguar.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh., rezultoi i papajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”.
