Thyhet “rekordi” dhe popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, ndërkohë që norma kombëtare e lindjeve ka arritur një rekord të ulët, 6.77 lindje për 1000 banorë. E përkthyer kjo në shifra konkretë, popullsia e Kinës ka në vitin 2022, nga –1.4118 miliardë ka rënë me 850,000 nga 2021.
Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 -7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.
Të dhënat e mëparshme të qeverisë kineze kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurrte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.
“Kjo prirje do të vazhdojë dhe ndoshta do të përkeqësohet pas Covid”,-thotë Yue Su, ekonomiste kryesore në Njësinë e Inteligjencës Economist.