Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ti duhet të thoje Suel Çelës ia thyej brinjët”, Basha i reagon keq Nokës: Pse ishe për 4 orë në Elbasan?

20:21 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet brenda Partisë Demokratike këtë të hënë u thelluan akoma edhe më shumë pas vendimit të kreut të kësaj partie Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar me datë 18 dhjetor. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë paraqitur javën e shkuar kërkesën, mbështetur në firmat e 4200 anëtarëve të Kuvendit, për ta thirrur atë një javë më parë.

Në mbledhjen e kryesisë, e cila ka nisur sot pasdite, ka pasur një përplasje me tone të larta mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës në lidhje me Elbasanin. Basha ka hedhur akuza se Suel Çela ka marrë peng kryetarët e grup seksioneve për të firmosur dhe se Aqif Rakipi është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit.

Flamur Noka: Thoni se po  e organizon Aqif Rakipi, Suel Cela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thon indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se cfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre.

Lulzim Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në ëetë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po cfarë mund të bëjë një 20 e ca vjecar 4 orë nën presionin e Suel Celës përvecse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në cdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për cdo gjë dhe nuk gjen  kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjale për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën.

Flamur Noka: Kryesia është ilegjtime se është zgjedh me votë të hapur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.