Olta Gixhari dhe Tea Trifoni në një bisedë me Luizin kanë lënë të kuptohet se ka vend për dyshim qëndrimi i tij ende në shtëpi pas gjithë gjërave që kanë ndodhur me të.
“Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë këtë pyetjen disa herë. Na trego kë ke mik këtu brenda” janë disa nga fjalët e Oltës të cilat i mbështet edhe Tea duke thënë “Edhe unë e mendoj këtë ”
Nuk do të ishte në fakt hera e parë pasi edhe kur Olta po bisedonte në dhomë rreth kësaj gjëje,asaj ju kërkua të rregullonte mikrofonin(edhe pse mikrofoni s’kishte asnjë problem) dhe pastaj u thirr në dhomën e rrëfimit.
Skaleta del para çdo Prime në internet,banorët ‘flasin më shumë seç duhet’ ,Luizi ju doli nga parashikimi dhe nuk po e ndalin dot as atë e as dronat, pësuan sulm kibernetik në internet dhe ende nuk kemi shkuar në gjysmë të rrugës.
