Tërmeti që tronditi vendin më 26 nëntor shkaktoi mjaft dëme në ndërtesa. Në ndihmë të konstatimit të tyre mbërritën dhe ekipe izraelite, e bashkë me ta na vjen dhe një histori e një shqiptari në Izrael.
Mediat izraelit e quajnë shqiptarin që punon në marinën ushtarake ne Izrael, Bass Dolma. I riu kaloi ditë ankthi të vërtet teksa familja e tij ishte prekur nga tërmeti, por ai ishte milje larg. Por dy ditë pas tërmetit Bass mori një telefonatë nga një inxhinierë izraelit. Ata erdhën në Shqipëri dhe nuk e harruan historinë e Bass. Inxhinieri Miliv Niv Ohayn ishte shkëputur nga ekipi i tij për të shkuar në shtëpinë e fëmijërisë së ushtarit.
“Unë i thashë ti nuk më njeh, po jam në shtëpinë tënde në Shqipëri. Mos u shqetëso mami dhe babi janë në duar të sigurta”, i buzëqesh Ohayn në një telefonatë video.
“Vetëm ekipi izraelit i IDF do të ishte i gatshëm të lëvizte botën për një ushtar”, thotë Bass i lumtur që familjarët e tij ishin mirë dhe pse shtëpia ishte bërë e pabanueshem.
Mediat izraelite thonë se pas dy javësh Bass do të shkojë në shtëpinë e tij , ndërsa ekipi izraelit që përfundoi punën e tij do të shkojë në Izrael. Ohayn rrëfen se është një person që nuk preket lehtë, por kjo histori e kishte prekur shumë. Ai ka ftuar Bass në shtëpinë e tij të premten, duke krijuar kështu ura të reja miqësie
