Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se partia e saj do të vijojë me radhë në respekt të afatit ankimimet për problematikat e evidentuara përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.
“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, ti shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”, thotë ajo.
Më herët LSI depozitoi në Kuvend ankimimin për Dropullin dhe të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
