Besmir Limani njihet si tifozi “fytyrë-shqiponjë”. Para ndeshjes Shqipëri-Andorra e cila luhet sonte, ai deklaroi se duhet fitorja me çdo kusht, për të synuar Botërorin. Për të ndeshjet me Anglinë tërheqin gjithmonë shumë tifozë, por theksoi se atdhedashuria për ngjyrat kuqezi nuk shuhet kurrë.
“Unë gjithmonë ndihem shumë mirë. Duhet një fitore për të shkuar në SHBA në Botëror. Anglia tërheq më shumë tifozë si jashtë dhe brenda. Atdhedashuria për ngjyrat kuqezi nuk shuhet kurrë dhe tifozët nuk do të mungojnë as këtë ndeshje.
Pas ndeshjes, e laj fytyrë dhe jam privat. Shqiptarët më njohin me këtë fytyrë me shqiponjë. Mendoj se fitojmë 3-1 ose 4-1”, deklaroi Besmir Limani.