Rrjeti social TikTok mund të nxisë marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin dhe të çojë njerëzit drejt çrregullimi të ngrënies, thotë një studim.
Aplikacioni i videove është një ndër më popullorët në botë, me më shumë se 800 milionë përdorues 41% e të cilëve janë mes moshave 16 dhe 24 vjeç.
Por ekziston frika se disa prej përmbatjeve mund të shkaktojnë çrregullime të të ngrënit, si anoreksia dhe bulimia.
TikTok tha se siguria dhe mirëqënia e përdoruesve është përparësia e saj kryesore. Madje, inkurajon njerëzit që të raportojnë çdo përmbajtje të papërshtatshme me çdo gjë që kërkon të promovojë çrregulliemt e të ngrënit dhe shkel udhëzimet e saj.
Por shoqata bamirëse e çrregullimit të të ngrëit, Beat, thotë se megjithë veprimet e TikTok për të zvogëluar përhapjen e përmbajtjeve të tilla, ka ende video të dëmshme në aplikacion.
Një 19-vjeçare është shprehur për BBC se kalonte 40% të kohës së saj në këtë aplikacion duke parë video që lidheshin me rënien në peshë.
“Mbrëmë, isha në Tik Tok dhe përfundova duke u ndjerë keq për veten dhe pagova 85 paund për palestër dhe një plan personal fitnesi”, thotë ajo.
