Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Tirana blindohet për vizitën e liderëve të BE-së, lista me rrugët që do të bllokohen

16:00 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara më 6 dhjetor. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit.

Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti.

Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët të cilët atë ditë kanë thirrur një protestë që thonë se do ta bëjnë përpara kryeministrisë. Policia nuk do t’i lejojë ata ta kalojnë urën e Lanës tek Hotel Dajti dhe as në rrugë të tjera lidhëse, duke i penguar t’i afrohen zyrave të qeverisë apo ambienteve ku do të jenë liderët e BE-së.

Disa prej krerëve të shteteve të BE-së do të vijnë të hënën pasdite për disa takime dypalëshe me Edi Ramën.

Ndërsa të marten në orën 10, kryeministri shqiptar do t’i presë liderët në sheshin Italia dhe mbledhja do të kryhet në hotelin që ndodhet pranë Stadiumit Air Albania. Në fund, Edi Rama do të ketë konferencë përmbyllëse me Charles Michel në Pallatin e Kongrese, ndërsa edhe Macron do të ketë komunikimin e tij me median.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.