Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana bllokohet në 6 dhjetor: Çfarë ndodh me shkollat dhe punën në institucione

12:02 / December 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrumbu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku zbuloi detaje nga masat e sigurisë së marra në lidhje me 32 delegacionet që do të vijnë në Tiranë më datë 6 dhjetor. Ai zbuloi edhe perimetrin e sigurisë për këto delegacioni duke e cilësuar “vijë e kuqe, e cila nuk mund të shkelet”.

Rrumbullaku tha se “vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit. Po ashtu, vijohet me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

I gjithë aksi do të konsiderohet i bllokuar dhe sipas Rrumbullakut nuk do të lejohet lëvizja.

“Të gjithë rezidentët që janë brenda këtij territori, i vetmi kufizim do të jetë lëvizja me mjete. Nuk do të lëvizet me mjete, por në këmbë. Ky rregull vjen edhe për shkollat. Secili duhet të paraqesë dokumentet për vendin e punës”, tha Rrumbullaku duke konfirmuar se mësimi dhe puna në institucione do të vijojë normalisht.

Rrumbullaku theksoi se është vënë në komunikim me organizatorët e protestës së opozitës më datë 6 dhjetor duke shtuar se i kanë ofruar atyre një vend tjetër për të protestuar.

“Siguria është parësore, por edhe e drejta e qytetarëve për të protestuar ne si Polici e Shtetit do t’i mundësojmë këto të dyja”, tha Rrumbullaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.