Tirana ka qenë me të vertetë me shumë fat shortin e sotëm të Europa League. Ishte parashikuar që nga 10 skuadra, dy prej tyre të përfitonin kalimin direkt në raundin e play-off. Kështu, goglat përzgjodhën bardheblutë, së bashku me Ludogorets, si dy ekipet që nuk do të kenë nevojë të zbresin në fushë për turin e tretë eliminator të Ligës së Europës.
Kështu, objektivi i Tiranës për të qenë pjesëmarrës në fazën e grupeve afrohet gjithnjë e më shumë dhe tashmë është larg vetëm 90 minuta ose më shumë. Ndërkohë, Tirana do të përfitoj edhe shumën e parashikuar për turin e tretë që është 280.000 euro.
Sakaq, nga ana tjetër, kryeqytetasit do të kenë edhe kohën e nevojshme për të arritur formën optimale, si dhe për t’u përforcuar edhe më shumë në merkato duke qenë se do luajnë një takim shumë vendimtar. /VipSport.al/
