Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tirana, ndër pesë qytetet që duhet vizituar për Krishtlindje

11:06 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana zbukurime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shtete anëtare të BE-së dhe zonës Shengen janë në “lokdovvn” dhe këto do të jenë Krishtlindjet më të pazakonta të festuara ndonjëherë në botë.

Por ndërkaq, Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” i cili jep informacione lidhur me lëvizjet dhe kufizimet në zonën Shengen, u sugjeron evropianëve disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjen në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjes, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, e festojnë Krishtlindjen në një nivel krejt tjetër.

Ndërsa udhëtarët mund të marrin një shije të një Krishtlindjeje perëndimore në këto vende, ata gjithashtu do të hasin traditat lokale të Krishtlindjes; edhe Krishtlindjen e festuar nga fetë e tjera, ose në një datë krejt tjetër.

“Schengenvisainfo.com” shkruan se Shqipëria njihet për verërat e saj të gjata dhe të nxehta, bregdetin e saj të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që dëshirojnë të kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit të tyre.

Me mbi gjysmën e popullsisë së saj të vetëshpallur myslimanë dhe vetëm rreth 10 për qind katolikë dhe shtatë për qind ortodoksë, ndokush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjes.

Shpesh e quajtur “feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë”, Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare.

“Schengenvisainfo.com” thekson se Tirana, është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pemë të tjera janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Gjithashtu, zakonisht, organizohen edhe tregjet e Krishtlindjes. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porta të tjera hyrëse, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19”, shkruan “Schengenvisainfo.com”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.