Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tirana nderon Heroin e Popullit Selam Musai, vendoset busti te Komuna e Parisit

13:09 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2. Selam Musai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroii PopullitSelam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit. Zbulimi i bustotit të heroit u bë në njëceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarii Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera.

103839506 559308344731452 5299862030798689292 n 1

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. “Të presim Selam Musanë në Tiranë pas 100 vitesh është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Kemi shumë nevojë të flasim për modernizimin, për integrimin, sesi do të ecim përpara, por një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku do tëshkojë. Teksa sot përballemi me situata si pandemia apo rindërtimi i shtëpive pas tërmetit, lipset tëkujtojmë se kemi mbërritur këtu falë betejave të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Veliaj shtoi se vepra e Selam Musait, ndonëse në moshë të madhe, tregoi se asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer kombit. “Asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer vendit tënd. Selam Musai, në moshën 63-vjeçare, tregoi se kurrë nuk është vonë për të kontribuuar, edhe në qofsh burrë në moshë. Kemi mjaftueshëm shembuj se pavarësisht moshës, askush nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer Tiranës, Shqipërisë dhe Atdheut tonë, kurdo kur jemi thirrur të shërbejmë”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana do të vijojë nderimin e figurave historike, që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit shqiptar. Pas bustit të Selam Musait, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me një tjetër projekt, atë të bustit dhe të përmendores së Ismail Qemalit.

Deputeti i PS, Pandeli Majko falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeparlamentarin Ruçi për angazhimin dhe nderin që i bëjnëNjësisë5, ku jeton një komunitet i rëndësishëm nga Vlora.“Jemi shumë të nderuar që kjo figurë e Labërisë, simbol i rezistencës sëpopullit shqiptar, do të jetë nëNjësinë 5. Ai i tregoi botës dhe opinionit ndërkombëtar se shqiptarët dinë të luftojnë”, tha Majko.

Selam Musai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.