Me plot pesë gola është mbyllur ndeshja e javës së 19 të Abissnet Superiore mes skuadrës së Tiranës dhe Skënderbeut. Edhe në këtë takim “bardheblutë” e kryeqytetit mundën të merrnin tre pikë të vlefshme dhe të qëndrojnë të palëkundur në krye të tabelës tashmë me plotë 43 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, por kurbinasit kanë një takim më pak.
Tirana ka triumfuar me rezultatin 3-2. ndërsa seria e golave ka nisur në minutën e 15’ me Seferin që zhbllokoi rezultatin. Gol të cilin ia dedikoi vëllait të Kristi Vangjelit, i cili u nda nga jeta një vit më parë.
Goli i dytë I kësaj sfide erdhi në minutën e 42’, me Vesel Limajn, i cili mori një pasim nga Totre dhe më pas realizoi shumë bukur në rrjetë dhe lehtësoi “bardheblutë”.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 2-0, ndërsa 54 minutëshi i dytë do të sillte edhe katër gola të tjerë për këtë takim.
Goli i tretë për “bardheblutë” u shënua nga Devid në minutën e 49’. Ndërsa në minutën e 66’ Zguro realizoi golin e parë për korçarët, teksa më pas në minutat shtesë të ndeshjes, Mensah goditi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha golin dytë ekipit të Memellit, e cila vijon të marrë disfata dhe renditet në vendin e 8 me 16 pikë.
