Tirana është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Samiti i ardhshëm i BE-Ballkani Perëndimor më datën 6 dhjetor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që është një nga më të rëndësishmit.
“Ishte kënaqësi e veçantë t’i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim, do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në rrjete sociale.
Tirana është aktualisht dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë ku përgjatë një viti janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme, ndërkohë që për 2023, është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit.