Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë për t’u dhënë porosi në lidhje me organizimin në prag të fushatës zgjedhore. Vendi i mbledhjes ishte një nga komplekset më të mëdhenj në Elbasan që është në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca, i biri i artistit të madh Ndrek Luca.
Tirananews.al ka mundur që të sigurojë edhe fotot ku u zhvillua takimi i sotëm pa praninë e kamerave.
Ajo që bie në sy në një sallë të veçantë, është portreti i babait të pronarit të këtij kompleksi, artistit Ndrek Luca si dhe portreti i kryeministrit Edi Rama. /tirananews.al


