Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur biçikleta.
Blutë e kryeqytetit kanë zbardhur 5 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave, të kryera nga i njëjti person, një 33-vjeçar i dënuar më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.
Por ajo që vihet re nga pamjet e siguruara nga policia, vihet re që vjedhjet janë kryer në ambientet e jashtme të një ministrie.
Policia e kryeqytetit informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;
– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;
– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;
– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;
– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.”