Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tiranë, 6 të rinj dhunojnë policët

11:13 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë të rinj janë arrestuar, pasi shkaktuan zhurmë në zonë, por edhe pse ushtruan dhunë ndaj policëve. “Mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”.

Njoftimi i plotë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin T. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dhune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.