Këtë mëngjes, një drejtues mjeti ka shtypur një punonjës policie në Tiranë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se përplasja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” ku mjeti tip “Ford”, në pronësi të D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, goditi punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme.
Për pasojë, punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
