Një 54-vjeçar ka rënë nga ballkoni i shtpëisë së tij pak para mesnate në Tiranë, duke humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak, dhe dëshmitarëve dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
NJOFTIMI
•Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
