Një pallat në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek banorët dhe jo vetëm.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë, në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe për fat të mire nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e zjarrit si dhe një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
